Sot Shqipëri-Angli pa tifozë/ Ja cilat janë masat që do të merren për mbarëvajtjen e ndeshjes!
E Diel 28 Mars 2021, 10:10
Dritare.net
Policia e Shtetit do të ndërmarrë një sërë masash për mbarëvajtjen e ndeshjes që do të zhvillohet sot mes Shqipërisë dhe Anglisë. Përmes një deklarate për shtyp, policia njofton se para ndeshjes bizneset në stadium do të mbyllen, po ashtu edhe rruga do të bllokohet në momentin e hyrjes dhe daljes së ekipit të Anglisë, nga hoteli për tek "Air Albania". Ndeshja do te luhet pa tifozë, për shkak të masave antikovid, ndërkohë që nis në orën 18.00./M.M-dritare.net