Sot miqësorja Shqipëri-Gjeorgji. Vetëm deri tani janë shitur 8 mijë bileta!
Dritare.net
Pas miqësores me Spanjën, Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet për sfidën e dytë, atë ndaj Gjeorgjisë. Ndeshje kjo e cila do të mbahet sot. Kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë të lehtë në qendrën stërvitore të klubit Espanjol në Barcelonë.
Në ndeshjen që dë të luhet sot në orën 18:00 në stadiumin ‘Air Albania’ pritet një numër relativisht i lartë i tifozëve, duke parë se është miqësore.
Deri në mesditë është raportuar të jenë shitur më shumë se 8 mijë bileta, ndërsa deri në vërshëllimën e arbitrit priten disa mijëra më shumë. Kjo tregon edhe njëherë se tifozët shqiptarë janë shumë të përkushtuar ndaj kombëtares edhe pse tre ditë më parë u mposht 2-1 nga Spanja.
Kjo është miqësorja e dytë për kuqezinjtë në harkun e pak kohe, që vlen për përgatitjet e Ligës së Kombeve që nis në qershor./Xh.Xh/dritare.net