Sonte finalja e madhe e Champions League/ Bayer i Mynihut sfidon PSG
Dritare.net
Sonte Lisbona e Portugalisë pret finalen e madhe e Champions League, midis dy titanëve të Evropës, Bayer Mynihut dhe PSG-së.
Kjo ndeshje ishte e parashikuar të luhej në fund të majit në Stamboll, por pandemia i ndryshoi gjërat dhe sonte njërat nga skuadrat do të ngrejë trofeun e madhështor.
Pritet që sonte të jetë një ndeshje spektakolare, ku në njërën anën kemi PSG-në, e cila sonte ka mundësinë të shkruaj historinë dhe në anën tjetër bavarezët të cilët do të luftojnë për të marrë trofeun për herë të gjashtë në shtëpi.
PSG-ja ka një sulm të shpejtë me Neymar, Mpappe dhe Di Maria-n dhe për francezët është hera e parë që prekin finalen. Ndërsa Bayer i Munchen ka një eksperiencë të gjatë në këtë kompeticion. Bavarezët kanë që në 2014-në që nuk e kanë fituar këtë trofe. Në portë kanë Neur, mesfusha e tyre është e bilinduar dhe në krye të sulmit ndodhet Lewandowksi, i cili ka qenë i jashtëzakonshëm në këtë sezon dhe gjermanët janë disi më favorit përballë francezëve.
Gjithashtu bavarezët në këtë edicion të Champions League arritën të marrin një fitore historike ndaj Barcelonës dhe kjo mund të shërbejë si motivim për skuadrën, për të bërë të njëjtën gjë.
I rëndësishëm është fakti se francezët nuk e kanë fituar kurrë më parë këtë trofe dhe sonte do të japin gjithçka nga vetja për të bërë ëndrrën realitet.
Për secilën nga skuadrat, kjo fitore ësëhtë tepër e rëndësishme, sepse përveç trofeut, skuadrat kanë mundësinë të kompletojnë tripletën. Bayer Munichen dhe PSG-ja kanë fituar kampionatin dhe Kupën këtë edicion dhe trofeu i Champions-it do të kompletonte tripletën, që shumë rrallë ndodh që një skuadër ta arrijë në një sezon.
Por e veçanta e kësaj ndeshje është se për herë të herë një finale Champions League do të kuhet pa tifozë. Mungesa e brohoritjeve të tyre në stadium do të ndjehet dhe sigurisht opsioni i vetëm është ta shijosh ndeshjen nga ekrani./R.P/dritare.net