Shqipëria arrin fitoren e madhe, tre gola ndaj Bjellorusisë
E Mërkurë 18 Nëntor 2020, 18:06
Dritare.net
Shqipëria arrin një fitore 3-2 me Bjellorusinë. Kuqezinjtë kanë arritur të marrin vendin e parë në grupin e tyre në Ligën C, duke u ngjitur në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Me 11 pikë në 6 ndeshje, kuqezinjtë rrëmbejnë kreun e grupit duke bërë një hap shumë të rëndësishëm.
Ndeshja u zhvillua sot në “Air Albania”. Cikalleshi bashkë me Rey Manaj dhuruan një spektakël të madh, duke shënuar tre golat që i dhanë fitoren Shqipërisë./K.C/dritare.net