Robin Krasniqi është kampion i botës në boks në kategorinë IBO dhe WBA.
Krasniqi e ka mposhtur boksierin Dominic Boesel me nokaut në rundin e tretë. Të dyja raundet e para ishin të mira për Krasniqin, që tentonte të sulmonte gjermanin. Ai dha disa goditje të mira gjermanit, por kulmi erdhi në raundin e tretë ku rrëmbeu fitoren.
Me këtë fitore, Krasniqi bëhet shqiptari i parë, kampioni i botës. Robin Krasniqi ka 51 fitore dhe 6 humbje, prej tyre 19 me nokaut. Boesel para këtij takimi kishte 30 fitore dhe vetëm një humbje. Ndërsa mbrëmë shënoi humbjen e dytë./K.C/dritare.net