Përfundon sfida, Roma gjunjëzon Feyneoord në Air Albania!
E Mërkurë 25 Maj 2022, 23:11
Dritare.net
Ka përfunduar sfida mes Romës dhe Feyneoord e luajtur në stadiumin “Air Albania”.
Roma ishte ajo që trumfoi pas 61 vitesh në një kompeticion evropian. Në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë, ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho mundi 1-0 Feyenordin.
Ka qenë numri 22, Nicolò Zaniolo që i ka dhuruar Romës këtë gol në minutën e 32 pas një assist perfekt nga Gianluca Mancini.
Futbollisti shqiptar Marash Kumbulla nuk luajti asnjë minutë në këtë sfidë, por ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për grupin për të shkuar deri këtu./M.K/dritare.net