Sulmoi policët, arrestohet në ishullin grek kapiteni i Manchester United
Dritare.net
Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire është arrestuar në ishullin grek të Mykonosit, bashkë me dy shokët e tij, pasi sulmuan oficerët e policisë gjatë një feste.
Dyshohet se ata u përfshinë në një grindje me një grup anglezësh të tjerë përpara se të sulmonin oficerët që ndërhynë për t'i ndarë.
Maguire, 27 vjeç, e kaloi natën në një qeli së bashku me dy persona të tjerë që mendohet se ishin shokë e tij
Një prej akuzave është sulm i rëndë, pasi dy prej oficerëve pësuan lëndime në fytyrë. Ata fotografua dje duke pirë në një festë me të rinjtë e tjerë.
Policia tha: “Sot dy grupe anglezësh po përlesheshin jashtë barit Fabrica të Mykonosit në orët e para të mëngjesit të së premtes dhe kur policët u përpoqën të ndërhynin ata u sulmuan nga tre persona. Kur grindja u zgjidh, një nga dy grupet, me futbollistët, filloi të ofendonte zyrtarët. Ishin disa policë atje. Në një moment njëri nga ata tre persona goditi një polic dhe plasi prapë sherri. Të tre u arrestuan, por gjatë përpjekjes për ta bërë këtë, dy të tjerët, përfshirë futbollistin, u morën me dhunë. Ata goditën me grushte dhe shkelma dy policë."/R.P/dritare.net