Një hap më afër Ligës së Kampionëve/ Arsenal i rrëmben fitoren Man Utd!
Dritare.net
Arsenali ka fituar derbin anglez ditën e sotme ndaj Manchester United me rezultat 3-1.
Në një ndeshje spektakolare, vendasit arritën të fitojnë tre pikëtë merituara në Emirates Stadium.
Vetëm pas tre minutave lojë, Arsenalit kaluan në epërsi me golin e mbrojtësit anësor Tavares që e çoi rezultatin në 1-0. Topçinjtë vazhduan të dominojnë dhe në minutën e 28-të realizuan me sulmuesin Nketiah, por goli i tij u anulua nga VAR.
Vetëm katër minuta më vonë, Arsenali fitoi penallti Bukayo Saka nuk zhgënjeu duke rritur epërsinë në 2-0.
Djajtë e Kuq u rikthyen në lojë dhe shënuan dy minuta më vonë me Cristiano Ronaldon për ta çuar sfidën në 2-1. Me epërsinë e ngushtë të vendasve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
United në pjesën e dytë pati rast për ta barazuar rezultatin, por Bruno Fernandes dështoi të shënojë.
Vulën rezultatit përfundimtar ja dha mesfushori shqiptar Granit Xhaka me një gol të jashtëzakonshëm. Ai gjuajti nga 30 metra dhe realizoi një gol të mrekullueshëm duke e çuar Arsenalin në fitoren 3-1.
Me këtë fitore Arsenali ngrihet në vendin e katërt në tabelë me 60 pikë, ndërsa United mbetet në vendin e gjashtë me 54 pikë./M.K/dritare.net