Messi ka gjetur mënyrën më të mirë për t'u mbrojtur nga koronavirusi!
Dritare.net
Sipas gazetës "AS", ylli argjentinas, Leo Messi, fle në një dyshek antikoronavirus, i prodhuar posaçërisht për të neutralizuar viruset. Ky produkt i tillë prodhohet nga një kompani spanjolle dhe është në gjendje ta eleminojë me 99.84% koronavirusin. Sistemi përdor nanopartikuj të aplikuar në inde, duke eleminuar kështu virusin dhe duke siguruar një pushim të mirë për argjentinasin.
Ky dyshek nuk është blerë nga vetë futbollisti, por ka qenë një dhuratë speciale nga kompania për të. Madje nëse një person i infektuar fle mbi të, nonapartikulat e eleminojnë virusin në vetëm 4 orë.
Përveç këtij avantazhi kaq të madh në këtë periudhë pandemie, dysheku ofron avantazhet të tjera për përdoruesin e tij, siç është një sistem dridhjeje dhe masazh nxehtësie për këmbët, që ndihmon në përmirësimin e gjumit.
Messi nuk është i vetmi futbollist që përdorë këtë produkt, edhe Saul Niguez ka zgjedhur këtë dyshek për të mbrojtur shëndetin e tij.
Përfitimet e tij janë konfirmuar edhe nga vetë lojtari: "Kur e provova dyshekun, me të vertetë më ndihmoi të pushoja. Pas secilës ndeshje do të bija në gjumë ne orën pesë ose gjashtë të mëngjesit. Duke përdorur këtë dyshek, më zë gjumi për gjysmë ore".