Drejtori i shfaqjes së ceremonisë së hapjes së Olimpiadës është shkarkuar, një ditë para se të mbahet ceremonia. Kentaro Kobayashi bëri një postim me shaka për Holokaustin. Shefi Olimpik i Japonisë Seiko Hashimoto tha se videoja përqesh "faktet e dhimbshme të historisë". Kjo është ngjarja e fundit që ka pasuar një varg skandalesh në Lojërat Olimpike. Në fillim të kësaj jave, u larguar një kompozitor pasi rezultoi se ai kishte ngacmuar nxënës me aftësi të kufizuara në shkollë.
Ceremonia e lojërave Olimpike, nis nesër dhe do të vazhdojë sikurse ishte planifikuar. Sidoqoftë, pas largimit të Kobayashi, organizatorët tani po rivlerësojnë mënyrën se si do të mbahet ceremonia, e cila do të ndiqet 950 njerëz në stadium./L.F-dritare.net