Kuqezinjtë triumfojnë në miqësoren Shqipëri-Kosovë!
E Mërkurë 11 Nëntor 2020, 17:05
Dritare.net
Në miqësoren Shqipëri-Kosovë, mbajtur sot në Elbasan Arena kanë triumfuar kuqezinjtë, me rezultatin 2-1. Ishte Balaj ai që në minutën e '31 shënoi golin e parë për. Pjesa e parë u mbyll Shqipërinë në avantazh ndërsa, Vedat Muriqi barazoi rezultatin në minutat e para të pjesës së dytë.
Myrto Uzuni ishte ai që i dha fitoren kuqezinjve, duke shënuar gol në minutën e '85.
Ndeshja u zhvillua pa tifozë, ndërsa mes pak të pranishmëve në stadium ishte edhe presidenti Meta./L.F-dritare.net