Kampione e Evropës në peshëngritje/ Evangjeli Veli rezulton me Covid, humb garën në Lojërat Mesdhetare!
E Hënë 27 Qershor 2022, 18:06
Dritare.net
Kampionia e Europës në Peshëngritje Evangjeli Veli ka humbur mundësinë për të garuar në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Algjeri.
Ajo ka rezultuar pozitive me Covid. Lajmin e ka bërë me dije vetë Veli me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se nuk mund të jetë dot pjesë e “Oran 2022”.
Veli ishte kandidate për medalje, sepse së fundmi u shpall dhe kampione Europe në fuqi. Tani për fatin e keq ajo e humb këtë garë pasi do të duhet të qëndrojë e izoluar./M.K/dritare.net