Jurgen Klopp: Çdo ndeshje duhet të ndihet si një finale!
Dritare.net
Jurgen Klopp tha se Liverpool po përgatitet për një gjysmëfinale tw veçantw të Ligës së Kampionëve kundër Villarrealit në Anfield të mërkurën.
Është hera e tretë në pesë sezone që Klopp e udhëheq Liverpoolin në katërshen e fundit të kompeticionit elitar të Evropës.
Liverpooli është në garë për të fituar këtë sezon pasi tashmë ka ngritur Kupën e Ligës dhe ka arritur në finalen e Kupës FA.
“Çdo ndeshje duhet të ndihet si një finale. Është absolutisht e veçantë të jesh pjesë e gjysmëfinales, është çmenduri. Është një lojë masive. Kaq shumë trajnerë dhe lojtarë punojnë gjatë gjithë jetës së tyre dhe nuk kanë një shans për të qenë afër një gjysmëfinaleje. Ne jemi atje, kështu që duhet ta vlerësojmë dhe ta shijojmë gjithashtu”, tha Klopp.
Klopp humbi ndaj menaxherit të Villarrealit, Unai Emery, i cili ishte në krye të Sevillas në atë kohë, në finalen e Europa League 2015-16 gjatë sezonit të tij të parë në Liverpool. Por Liverpool arriti në finalen e parë të Ligës së Kampionëve dy vjet më vonë dhe fitoi kompeticionin në vitin 2019.
Klopp tha se humbja e Europa League ishte e vështirë për ta, por ishte e rëndësishme në udhëtimin e Liverpoolit drejt suksesit./M.K/dritare.net