Biznesmeni shqiptar ngacmoi motrën e kapiten Meguire. Plas sherri në Mykonos
Dritare.net
Kapiteni i Manchester United, Harry Meguire, para ca ditësh u arrestua në ishullin grek Mykonos. Ai u përfshi në një sherr së bashku me shokët e tij dhe qëndroi në burg për dy ditë.
Në fillim u tha se gjithçka kishte nisur pas një feste me alkool, por mediat greke dhe britanike kanë zbuluar detaje të reja. Sipas tyre sherri nisi kur motra e Meguire u plagos me thikë në krahë. Në këtë moment futbollisti anglez u bë i papërmbajtshëm dhe goditi edhe oficerët e policisë.
Ditën e sotme, mediat britanike kanë zbuluar edhe një detaj të ri lidhur me ngjarjen. Sipas The Sun sherri ka nisur kur një biznesmen shqiptar, me "stil gangsteri" plagosi të motrën e Harry-it, pasi ajo e kishte refuzuar atë.
Biznesmeni shqiptar i është afruar motrës së futbollistit të Manchester United për të biseduar, por ajo e kishte refuzuar dhe ai ka nxjerr një thikë dhe e ka plagosur.
Menjëherë Meguire është hedhur në sulm për të mbrojtur të motën, ndërsa në ndihmë të biznesmenit shqiptar të cilit nuk i bëhet me dije emri, kanë ardhur edhe disa shtetasë të tjerë shqiptarë.
Sipas mediave greke, Meguire tentoi të çonte të motrën në spital me taksi dhe në ato momente u konfliktua me një polic.
Aktualisht futbollisti është i lënë i lirë dhe është kthyer në Angli./R.P/dritare.net