Franca me mungesa, rikthime te Maroku! Të papriturat e gjysmëfinales!
Dritare.net
Franca dhe Maroku luajnë sot në 20:00 për gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Botës. Në qytetin e Al Khor dy skuadrat do kërkojnë biletën e mbetur për në finalen kundër Argjentinës.
Trajnerët Deschamps dhe Regragui kanë zbardhur formacionet zyrtare, me Rabiot dhe Upamecano që janë mungesa për shkak të një gripi. Veç tyre edhe Lucas Hernandez dhe Benzema janë të dëmtuar. Te Maroku Ziyech është nga minuta e parë teksa Mazraoui është kthyer nga dëmtimi.
Franca luan me skemën 4-2-3-1 dhe Konate me Fofana janë nga minuta e parë. Afrikanët përgjigjen me skemën 5-4-1.
Formacionet zyrtare:
Franca: Lloris; Koundé, Varane, Konaté, Théo Hernandez; Tchouaméni, Fofana; Dembélé, Griezmann, Mbappé; Giroud
Maroku: Bono; Hakimi, El Yamiq, Aguerd, Saiss, Mazraoui; Amrabat, Ounahi; Ziyech, En Nesyri, Boufal
/M.K - dritare.net