Finalja e Kupës së Botës, Franca kërcënon Argjentinën me Benzema!
Dritare.net
Pavarësisht se është kthyer në Madrid, Benzema mund të bashkohet me shokët e tij të kombëtares së Francës në Katar të dielën!
Benzema-s i është dhënë leja nga Real Madrid për të shkuar në Lusail Stadium dhe për të jetuar këtë moment. Ky është një lajm i mrekullueshëm duke pasur parasysh që Didier Deschamps nuk e zëvendësoi kurrë dhe ai është ende pjesë e listës zyrtare me 26 lojtarë të dorëzuar në FIFA për turneun.
Tani është në duart e Benzemas për të vendosur nëse ai do të dëshirojë të shkojë në Katar. Nëse pranon të shkojë Benzema do të marrë një medalje ari ose argjendi në varësi të fitores apo humbjes së Francës në finale, plus një diplomë përkujtimore nga FIFA.
Do të duhet të presim dhe të shohim nëse Franca do të arrijë të rrëmbejë Kupën e Botës të dytë radhazi./M.K – dritare.net