Shqipëria luan mbrëmjen e sotme ndeshjen e parë të edicionit të ri të Nations League në transfertë ndaj Islandë.
Duket se fati është në anën e kuqezinjve teksa Shqipëria ka kaluar në avantazh. Për kuqezinjtë realizoi Taulant Seferi në minutën e 30-të. Sulmuesi i Tiranës, përfitoi nga hapësira brenda zone dhe e shtyu topin në rrjetë, duke zhbllokuar rezultatin.
Islanda është treguar disa herë e rrezikshme por kombëtarja jonë është treguar shumë e qetë ndërsa tashmë krysojnë edhe ndeshjen./M.K/dritare.net