Dalin rezultatet/ Atletico Madrid zbulon emrat e lojtarëve me Covid-19
Dritare.net
Ditën e sotme në media u bë me dije se dy futbollistë të Atletico Madridit kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Ndërsa vetëm pak minuta më parë, klubi spanjoll ka konfirmuar lajmin dhe ka zbuluar emrat e dy lojtarëve.
Sulmuesi anësor Angel Correa si dhe mbrojtësi kroat Sime Vrsaljko, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Të dy lojtarët nuk kanë shfaqur asnjë simptomë dhe janë të izoluar në shtëpitë e tyre dhe do të humbasin ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Gjithashtu klubi madrilen ka bërë me dije se është testuar edhe pjesa tjetër e skuadrës dhe stafit, por fatmirësisht të gjithë kanë rezultuar negativë.
Por pavarësisht kësaj situate, madrilenët do të udhëtojnë drejt Lisbonës, pasi të enjten i pret një ndeshje tepër e rëndësishme. Ata përballen me klubin gjerman RB Leipzig në kuadër të çerekfinales së Ligës së kampionëve.
Tranjeri i Atletico Madridit, Diego Simeone, duhet ti bëjë mirë llogaritë kundër gjermanëve, pasi nuk ka në dispozicion dy lojëtarë kyç të skuadrës./R.P/dritare.net