Bardheblutë mundin Partizanin 2-1/ Tirana 26 herë kampione!
E Shtunë 7 Maj 2022, 21:09
Dritare.net
Tirana është matematikisht kampione e Shqipërisë për herë të 26-të në histori. Bardheblutë mundën me përmbysje 2-1 Partizanin.
Skuka në minutën e 20′ do të shënonte për Partizanin, ndërkohë që Seferi 7 minuta më vonë do të barazonte shifrat.
Në pjesën e dytë, Totre do të realizonte golin e fitores dhe të fundit në këtë takim.Nuk mungoi as spektkali i tifozëve, të cilët për shkak të ndezjes së mjeteve piroteknike sollën ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta.
Tirana është kështu fituese për të 26 herë në një ndjeshje spektakolare plot emocione./M.K/dritare.net