Bale hakmerret ndaj Real Madridit/ Do të qëndrojë në stol deri kur të përfundojë kontratën
Dritare.net
Situata e ullesianit, Gareth Bale, nuk është aspak e mirë te Real Madrid, por futbollisti nuk e ka aspak ndërmend të largohet. E gjithë kjo vjen pasi drejtuesit e klubit penguan në momentin e fundit transferimin e tij në Kinë, ku ai do të përfitonte 1 milionë euro në javë.
Futbollistit nuk ka luajtur në tetë ndeshjet e fundit të Realit, ka qëndruar në stol dhe ka ndërmend të qëndrojë edhe për dy vjetët e ardhshme. Bale ka vendosur të qëndrojë te Real deri kur të përfundojë kontrata e tij dhe të marrë rrogën prej 66, 5 milonë eurosh pa bërë asgjë.
"Gareth do t'i përfundojë dy vjetët e ardhshme të kontratës së tij, nëse nuk arrin ndonjë transferim që dëshiron, do ta respektojë Realin. Ai nuk ia ka falur Realit që nuk e ka lejuar të transferohet në Kinë. Ka karakter shumë të vendosur dhe nuk heq dorë nga të drejtata e tij. Edhe nëse kjo do të thotë se do të qëndrojë te Reali për dy vjet dhe nuk do të luajë asnjë ndeshje, atëherë pikërisht këtë do të bëjë", është shprehur për The Sun një mik i afërt me futbollistin.
Zemërimi i ullesianit mesa duket është i madh, ai ka qëndruar në stol për shumë ndeshje dhe ka bërë gjeste të cilat kanë marrë vëmendjen e të gjithëve.
Gareth ka qenë një lojtar i rëndësishëm për Los Blancos, ai ka kontribuar shumë për çdo të trofe të fituar, por dëmtimet e shumta dhe largimi i Ronaldos ka qenë fatal për karrierën e futbollistit.
Reali duhet të bëjë të pamundurën për të bindur ullesianin të transferohet, përndryshe do të ketë një dëm të madh ekonomik./R.P/dritare.net