Arrihet marrëveshja mes PSG-së dhe Barcelonës/Neymar te Barcelona, Dembele te PSG
E Mërkurë 15 Korrik 2020, 12:12
Dritare.net
Në verën e vitit 2017 , sulmuesi brazilian , Neymar , la Barcelonën për t’u bashkuar me PSG-në , si transferimi më I shtrenjtë në historinë e futbollit.
Pas gati 3 sezoneve , Neymar dëshiron të rikthet tek Barcelona. Madje këtë sulmuesi e kërkoi që verën e kaluar , por dy klubet nuk arritën një marrëveshje.
PSG-ja kërkon 80 milionë euro , plus kartonin e Dembele nga Barcelona në këmbim të Neymar.
Dëshira e Neymar për t’u kthyer në Camp Nou është e madhe , por e tillë është edhe dëshira e Dembele për t’u larguar nga Camp Nou , vendi ku vuajti dëmtimet e njëpasnjëshme.
Asgjë nuk është konfirmuar , por siç shihet gjithçka do të finalizohet në fund të këtij sezoni./R.P-dritare.net