Anulimi i Topit të Artë/ Ja kush e humbi mundësinë!
Dritare.net
Për herë të parë që nga vitit 1956, Topi i Artë nuk do të ndahet për edicionin 2019/2020 për shkak të ndikimit të pandemisë në futboll.
France Football njoftoi të hënën e kësaj jave se çmimi më i madh për një lojtar nuk do të dhurohet në fund të këtij vitit, shkaku që pandemia ndërpreu futbollin në mesin e muajit mars, duke shkaktuar shumë probleme. Lionel Messi është rekordmeni i Topit të Artë, pasi e ka fituar gjashtë herë, gjersa rivalizohet nga Cristiano Ronaldo me pesë herë.
Por, më poshtë do t’i keni yjet që kanë humbur më së shumti nga anulimi i Topit të Artë për edicionin 2019/2020:
Robert Lewandowski
31-vjeçari ka kaluar një sezon magjik te Bayern Munichu, duke fituar Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë. Sulmuesi kishte statistika fantastike, pasi shënoi 51 gola në 43 ndeshje.
Karim Benzema
Një tjetër sulmues veteran që ka kaluar një formë të shkëlqyer në edicionin 2019/2020 te Real Madridi. Ai shënoi 21 gola në 37 paraqitje për Los Blancos, dhe ishte një ndër lojtarët kyç të skuadrës.
Cristiano Ronaldo
Ylli portugez është bërë lojtari i parë në histori të futbollit që realizoi +50 gola, në Premier League, La Liga dhe tani kur luan në Serie A. Ai po ashtu u bë lojtari i parë që arrin t’i realizojë më së shpejti 50 gola në ligën italiane në fitoren 2-1 ndaj Lazios. 35-vjeçari ka arritur që deri më tani në këtë edicion të shënojë 34 gola në 42 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat.
Kevin de Bruyne
Një tjetër sezon ku mesfushori belg ka arritur të tregojë vetën edhe pse Manchester City është duke luftuar vetëm në Ligën e Kampionëve. 29-vjeçari ka bërë 21 asistime dhe ka shënuar 13 gola në 44 paraqitje për Citizens në këtë gjitha garat – numër ky befasues kur kujtohet se është vetëm mesfushor.
Sadio Mane
Sulmuesi senegalez ka ndihmuar Liverpoolin që t’i jap fund pritjes prej 30-vitesh që të fitojnë Ligën Premier. Mane ka dhuruar nëntë asistime, duke shënuar 17 gola në 33 paraqitje në ligën angleze, ndërsa numëron në total 21 gola në të gjitha garat./R.P-dritare.net