Na ndiqni edhe në

Sport

Andrea Pirlo kërkon të rikthejë Alvaro Moratën te Juventus

Andrea Pirlo kërkon të rikthejë Alvaro Moratën te Juventus

Tranjeri i ri i Juventus, Andrea Pirlo, ka nisur punën për ndërtimin e një skuadre të re. Pritet që këtë verë merkatoja e bardhezinjëve të jetë tepër intesive me shumë largime, por edhe prurje të reja.
Një nga emrat më të përfolur për një largim të mundshëm nga Juventus, është sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain dhe mesa duket Pirlo e ka gjetur zëvendësuesin tij.
Në Itali mediat shkruajnë se tekniku 41-vjeçar ka përzgjedhur sulmuesin e Atletico Madrid, Alvaro Moratën, për ta sjellë në Torino.
Morata ka qenë pjesë e bardhezinjëve vite më parë, ndërsa me Ronaldon ka luajtur për një kohë të gjatë tek Real Madrid. Mendohet se këtë zgjedhje Pirlo e ka bërë për shkak se sulmuesi ka luajtur më parë krah Ronaldos dhe Dybalës dhe do të përshtatej shumë shpejt te kampi bardhezi.

Andrea Pirlo kërkon të rikthejë Alvaro Moratën te Juventus
Por gjithashtu Morata ka bërë paraqitje fantastike me Atletico Madrid. Nëse bëhet i mundur transferimi i tij në Torino, atëherë Juventus do ta kompletonte në mënyrë mjaft të mirë repartin e sulmit./R.P/dritare.net