5 të infektuar tek Partizani /FSHF -ja vendos për fatin e derbit
Dritare.net
Ditën e sotme klubi i Partizanit ka njoftuar se edhe 3 futbollistë të tjerë të skuadrës kanë rezultuar pozitiv me COVID -19 , duke e çuar numrin e përgjithshëm të futbollistëve të prekur në 5 , pas Deian Boldor e Besnik Ferati edhe Kristi Kote , Erald Çinari dhe Esat Mala.
Pavarësisht këtij fakti FSHF - ja ka konfirmuar se protokolli nuk mund te ndryshohet dhe derbi Tirana - Partizani do të luhet ashtu siç ishte parashikuar , ne orën 20 : 45 në stadiumin "Air Albania”.
Kjo e penalizon klubin e Partizanit , pasi do të luajnë një ndeshje kaq te rëndësishme me 5 mungesa kryesore .
Aktualisht Tirana kryeson vendin e parë me 6 pikë diferencë me vendin e dytë , Kukësin. Ndërsa Partizani ndodhet 5 pikë larg vendit të tretë qe e çon atë në Europa League.
Pas marrjes se përgjigjeve te tamponëve ku edhe 3 lojtarë te Partizanit rezultuan te infektuar me COVID -19 , situata është tensionuar tek "të kuqët ".
Futbollistët e Partizanit kanë fajësuar shokun e tyre të skuadrës Deian Bolder si përgjegjës për situatën pasi edhe ai dhe e motra kanë rezultuar pozitiv me coronavirus.
Njëri nga futbollistët e infektuar ka debatuar ashpër në telefon me Bolder dhe duke e fajësuar atë për papërgjegjshmëri .
Por debati ka rinisur poshtë pallatit të rumunit Bolder dhe ka degjeneruar ne sharje e ofendime. Sipas dëshmitarëve Bolder është goditur me sende të forta dhe është dërguar në spital
Drejtuesit e FSHF-së kanë komunikuar me Bolder dhe i kanë kërkuar të ruaj qetësinë.
Tepër shqetësuese për Partizanin është fakti se futbollistët e tij krijuan një imazhin negativ dhe thyen ligjin duke mos respektuar karantinën./R.P-dritare.net