25 orë para finales së Conference League/ Feynoord stërvitet në Air Albania!
E Martë 24 Maj 2022, 20:08
Dritare.net
Skuadra holandeze e Feynoord nuk ka humbur kohë pas mbërritjes në Tiranë.
Menjëherë pas mbërritjes në Shqipëri dhe pas konferencës së zakonshme për shtyp, trajneri i hollandezëve, Arnot Slot ka zbritur në fushën e Air Albania skuadrën për disa përgatitje para ndeshjes së nesërme me Romën.
Fokusi i Slot mbetet në aspektin tekniko-taktik, por nuk ka lënë mbrapa as punën psikologjike.
Gjendja e futbollistëve duket e mirë, me grupin që është tejet i motivuar për finalen e Conference League ditën e nesërme./M.K/dritare.net