Spiropali: Ilir Meta deklaratë të rreme. Presidenca e quan të çmendur
Dritare.net
Me anë të një postimi, zëdhënësi i kreut të qeverisë, Tedi Blushi, e ka quajtur të çmendur Spiropalin duke i sugjeruar asaj të lexojë raportin final të OSBE/ODIHR për dekretin kushtetues të presidentit. Më tej, Blushi shkruan se Spiropali me anë të sulmeve të saj, po heq vëmendjen nga PPP-të, që sipas tij janë më të shtrenjtat në botë.
“E ftojmë të Çmendurën E. të lexojë raportin final të OSBE/ODIHR për dekretin kushtetues të Presidentit Meta dhe sjelljet antikushtetuese të Kuvendit, KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor, që i provojnë të gjithë botës demokratike kapjen e shtetit nga Rilindja moniste.
Klithmat anti-presidenciale të porositura sot me urgjencë duan të s'postojnë vëmendjen nga miratimi kokëfortë i PPP-ve më të shtrenjta në botë, në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin dhe interesin publik, dhe në kurriz të qytetarëve shqiptarë”, shkruan Blushi./L.F-dritare.net