Spiropali: Gjykata Kushtetuese, funksionale së shpejti
E Hënë 11 Nëntor 2019, 17:05
Dritare.net
"Gjykata Kushtetuese së shpejti do të jetë funksionale dhe do të reflektojë më së miri aurën e një sistemi të ri Drejtësie. Votimi nga Kuvendi me 105 vota i dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, tregoi jo vetëm vendosmërinë tonë për të qëndruar në koherencë me atë çka duan qytetarët e çka Shqipërisë i duhet prej vitesh, por dëshmoi qartazi ndarjen njëherë e mirë nga modeli i kalbur që përpiqet të bllokojë giithçka që nuk e kontrollon dot. Falënderim i veçantë edhe për partnerët tanë historik, SHBA-BE ???? për mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhe jetësimit të kësaj superstrukture", shkruan Spiropali./L.F-dritare.net