Spartak Ngjela: SPAK i ka alarmuar të gjithë, Ilir Meta s’ka shans që t’i shpëtojë shkarkimit
Dritare.net
Dënime për abuzuesit e ndërtimeve
Më tej, avokati u shpreh se në “grackën” e reformës në drejtësi do të jenë edhe abuzuesit e ndërtimeve pa leje, të cilët përfshijnë përfaqësues të shtetit dhe ndërtuesit. Sipas Ngjelës, tashmë erdhi koha që hetimet e tyre të bëhen nga një prokurori e pavarur dhe e pandikuar nga politika. “Deklaratat e ambasadës amerikane janë një hap përpara i reformës në drejtësi dhe ata do e çojnë deri në fund. Por ka një lidhje logjike sepse në momentet kur Shqipëria është nën tension të goditjeve të tërmetit me 51 viktima, ata i shtojnë edhe këtë situatës. Madje filluan edhe arrestimet e të fajshmëve të viktimave. Janë bërë shumë ndërtime pa leje edhe nga shteti, por edhe nga ndërtuesit. Dhe tani prokuroria shqiptare nuk do kontrollohet më nga politika”, u shpreh avokat Spartak Ngjela në reagimin e tij për gazetën “SOT”.
Sulmet e Metës ndaj amerikanëve
Por pak kohë më parë në një reagim për gazetën, avokat Spartak Ngjela u shpreh se SHBA e ka të qartë çfarë do të vazhdojë të bëjë Shqipëria. Sipas tij, Meta ka shpërthyer në sulme ndaj amerikanëve pasi ka shthurje të mëdha mendore. “Sot, Departamenti Amerikan i Shtetit iu përgjigj me elokuencë Metës duke i thënë: Ti, zoti Meta, je antireformë. Por reforma do të vijojë se është jetike për Shqipërinë. Ky është thelbi i përgjigjes. Ndërsa, për atë të shtetit të ambasadorëve në vend të shtetit të së drejtës, që tha Meta dje, DASH i tha se, "kryesor është zbatimi i ligjit". President më të paturpshëm se ky, nuk do t'i vijë më Shqipërisë. Edhe Sali Berisha e humbi toruan në luftën e tij me Uashingtonin në vitin 1997, por, të gjitha absurditetet nuk i tha botërisht si president, por në telefon me ta. Kurse Metën e kërcënon edhe penaliteti për shkelje të mëdha të ligjit, prandaj e ka kaq të madhe shthurjen mendore”, tha Ngjela pak ditë më parë./SOT