Spartak Ngjela: Reforma në drejtësi në dobi të shqiptarëve, kundër palëve politike
E Martë 14 Maj 2019, 22:10
Dritare.net
“Reforma në drejtësi është e rëndësishme për shqiptarët. PD nuk do reformën. Rama nuk e do reformën vetë. Drejtësia ka qenë e kapur në çdo kohë. Në Shqipëri nuk ka pasur drejtësi që më 1992. Nuk bëjnë dot këta reformë në drejtësi pa ndërkombëtarët. Shqiptarët do të fitojnë me reformën, për të shpëtuar nga politikanët që kishin kapur drejtësinë. Ne nuk e bëjmë dot drejtësinë, vijnë ndërkombëtarët dhe e bëjnë. Reforma i kap të dyja krahët. Ndërkombëtarët po hedhin para që këtu të ketë drejtësi.”, -deklaroi Ngjela./K.C/dritare.net