Spartak Braho: Dekreti i presidentit nuk është llastik për të mbathura

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, për të shqyrtuar kërkesën e 55 deputetëve të mazhorancës për shkarkimin e presidentit Ili Meta, ka pasur një sherr mes  deputetit Spartak Braho dhe deputetit Ralf Gjoni.

Në debat e sipër Braho është shprehur se Presidenti ka shkelur rëndë Kushtetutën, duke i thënë se dekreti i Metës nuk është llastik për të mbathura.

LEXO DHE :  Festat vijnë në familjen Kallaku, ëmbëlsinë ua shton Ajka!

“I dashur Ralfi, dekreti i presidentit nuk është llastik për të mbathura, që mund të të hapet sa herë dhe sa të duash.  Është shtyllë dhe neni 92/2 thotë Presidenti i Republikës dekreton zgjedhjet. Nuk ka më as zhdekret as njoftim, as vendim. Zhdekretimi që ai ka paraqitur nuk parashikohet fare në Kushtetutë” tha Braho./E.B-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.