Spanjë, shkatërrohet banda e shqiptarëve, grabisnin anije, shtëpi dhe bankomate
E Hënë 27 Maj 2019, 20:08
Dritare.net
Sipas medieve spanjolle, policia ka arrestuar 5 shtetas shqiptarë të moshës 24-41 vjeçë, të cilët kishin kryer disa vjedhje Madrid, Guipúzcoa, Ciudad Real dhe A Coruña.
Në banesën ku jetonin shqiptarët janë gjetur dokumente false qëndrimi, pasi grabitësit kishin urdhra ekspulsiv nga shteti spanjoll.
Vjedhja në A Coruña bëri që grupi i shqiptarëve të binin në gjurmët e policisë, të cilet kanë bashkëpunuar me policitë në disa rajone të ndryshme për të bërë të mundur arrestimin pasi shqiptarët zhvendoseshin gjithmonë në shtëpi pranë objektivit që do të grabisnin për të shmangur lëvizjet e shumta./e.k-Dritare.net