Sot nis sezoni i Nobel-it, fakte të panjohura për çmimin në letërsi!
Dritare.net
Ndërkohë spekulimet e shumta të këtij viti janë për Greta Thunberg, e cila mund të rrëmbejë çmimin prestigjioz të paqes, shkruan dritare.net
Nobeli 2019 në Mjekësi u është dhënë studiuesve William G. Kaelin Jr, Sir Peter J. Ratcliffe dhe Gregg L. Semenza për zbulimin e tyre sesi qelizat kuptojnë dhe përshtaten në prezencën e oksigjenit.
Nobeli do të pasohet nga çmimet për fizikë ditën e martë, çmimi në kimi të mërkurën, ai letërsi të enjten dhe ekonomi të hënën, në 14 tetor.
Por cila është historia e çmimit Nobel?
Më 27 nëntor 1895, Alfred Nobel firmosi dëshirën e tij të fundit dhe testamentin, duke e dhënë pjesën më të madhe të pasurisë së tij për një seri të çmimeve, të atyre Nobel. Siç përshkruhet në testamentin e tij një pjesë e Nobelit iu kushtua "personit që ka shkruar në fushën e letërsisë veprën më të shquar në një drejtim ideal".
Numri i Çmimeve Nobel në letërsi
108 janë çmimet Nobel që janë në letërsi që nga viti 1901. Nobeli për letërsinë nuk është dhënë në shtatë raste: në vitin 1914, 1918, 1935, 1940, 1941, 1942 dhe 1943 dhe vitin 2018.
Pse nuk janë dhënë çmimet Letërsi në këto vite? Në njoftimet e bëra Fondacioni Nobel thotë: "Nëqoftëse asnjë nga veprat në shqyrtim nuk është gjetur të jetë i një rëndësie sipas paragrafit të parë, çmimi do të rezervohet deri vitin e ardhshëm. Nëse, edhe atëherë, çmimi nuk mund të jepet, shuma e parashikuar do të shtohet në fondet e kufizuara të Fondacionit ". Më pak çmime Nobel në letërsi janë dhënë gjatë Luftës së Parë Botërore dhe asaj të Dytë.
Ndarja mes dy personave
Çmimi Nobel në letërsi është ndarë mes të dy individëve vetëm në katër raste. Ndarja e çmimit për letërsinë është një fenomen shumë i zakonshëm në kategoritë e tjera të tij.
1904 - Frédéric Mistral, José Echegaray
1917 - Karl Gjellerup, Henrik Pontoppidan
1966 - Shmuel Agnon, Nelly Sachs
1974 - Eyvind Johnson, Harry Martinson
Pse çmimi në letërsi është ndarë kaq rrallë?- Kjo ndoshta i përket natyrës së letërsisë. Çmimet në fushën e shkencës shpesh jepen bashkërisht, si arritje e përbashkët, ose për të bërë gjëra që janë shumë të afërta me njëra-tjetrënn. (Përgjigje nga Peter Englund, sekretari i përhershëm i Akademisë Suedeze, qershor 2009-maj 2015), informon dritare.net.
Numri i nobelistëve
112 individë janë nderuar me Çmimin Nobel në Letërsi nga vitet 1901-2015.
Mosha mesatare
Mosha mesatare e të gjithë laureatëve për nobelin në letërsi nga vitet 1901 dhe 2015 është 65 vjeç.
Nobelisti më i ri
Deri më sot, personi me moshë më të re laureat në Letërsi është Rudyard Kipling, i njohur për "The Jungle Book". Kipling ishte vetëm 42 vjeç kur u nderua me nobelin në letërsi në 1907-ën.
Nobelisti më i vjetër
Nobelisti më i vjetër në letërsi deri më sot është Doris Lessing, e cila ishte 88 vjeçe kur u nderua me çmimin në vitin 2007.
Femrat nobeliste në letërsi
14 gra janë nderuar me çmimin Nobel në Letërsi. Autorja suedeze Selma Lagerlöf (1858-1940) ishte gruaja e parë që mori këtë çmim në vitin 1909. Selma Lagerlof u nderua pesë vjet para se të zgjidhej nga Akademia suedeze, Institucioni përgjegjës për përzgjedhjen e laureatëve për Nobelin në Letërsi.
1909 - Selma Lagerlöf
1926 - Grazia Deledda
1928 - Sigrid Undset
1938 - Pearl Buck
1945 - Gabriela Mistral
1966 - Nelly Sachs
1991 - Nadine Gordimer
1993 - Toni Morrison
1996 - Wislawa Szymborska
2004 - Elfriede Jelinek
2007 - Doris Lessing
2009 - Herta Müller
, 2013 - Alice Munro
2015 - Svetlana Alexievich
Dy njerëzit qe e kanë refuzuar Nobelin në Letërsi
Boris Pasternak, çmimi Nobel në Letërsi, 1958. "Fillimisht autori e pranoi nobelin, por më vonë nën presionin e qeverisë së Bashkimit Sovjetik e refuzoi çmimin".
Jean Paul Sartre, çmimi Nobel në Letërsi, 1964. Filozofi nuk e pranoi çmimin për shkak se ai kishte refuzuar në mënyrë të vazhdueshme të gjitha nderimet zyrtare.
Çmim i përsëritur
Askush nuk është nderuar më shumë se njëherë me çmimin Nobel në Letërsi.
Zhanret
Fjala "laureat" simbolizon një kurorë dafine. Në mitologjinë greke, zoti Apollo përfaqësohet duke mbajtur një kurorë dafine mbi kokën. Një kurorë dafinë është një kurorë rrethore e bërë nga degët dhe gjethet e dafinës (në latinisht: Laurus nobilis). Në Greqinë e lashtë, kurora e dafinës u jepej fituesëve si një shenjë nderimi - si në gara atletike ashtu dhe në ato poetike.
Shuma e çmimit