Sot mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme, në komunat veriore të Kosovës

Në katër komunat veriore të Kosovës, në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e këtyre komunave. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë dhe se votimi po zhvillohet në rregull. Ndërkohë, KQZ-ja ka bërë të ditur shifrat zyrtare sesa qytetarët do të marrin pjesë në zgjedhje. Mësohet se, kanë të drejtë vote, 57.983 qytetarë. Në Leposaviq, të drejtë vote kanë 18.164 persona, në Zubin Potok 8.535, në Zveçan 9.229 votues dhe në Mitrovicën e Veriut 22.055 persona. KQZ-ja ka njoftuar se do të mbajë pesë konferenca për media gjatë ditës së sotme për të dhënë detaje për procesin zgjedhor. /K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Tërmeti bën namin edhe në Elbasan, Balla: Do të fillojmë të riparojmë banesat e dëmtuara

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.