Soreca bën thirrje për dialog mes palëve: Ka ardhur koha të hapen negociatat
Dritare.net
"Reforma zgjedhore është shumë e rëndësishme dhe kjo është edhe e nevojshme pasi do të sillte një gjë që ishte shumë e rëndësishme edhe për qytetarët, duke folur për zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre. Kjo do bëhet në një mënyrë të drejtë, por edhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.Çelja e negociatave do të ndihmonte edhe sa i përket dialogut dhe më lejoni të them që 91% e shqiptarëve duan që Shqipëria të bëhet shtat anëtar i BE. Këta janë 91% e qytetarëve shqiptarë që i përkasin të gjithë spektrit politik në Shqipëri që do të thotë që të gjithë politikanët duhet të përfshihen në këtë dialog.
Qytetarët shqiptarë me të cilët bisedoj e shoh që kanë shpresa shumë të mëdha dhe e dinë që këto gjëra të reja dhe reforma në drejtësi do të kenë ndikim të drejtpërdrejt në jetën e tyre dhe ky është edhe mendimi i BE.
Pra nuk ka kohë për të humbur. Reformat duhet të ecin përpara dhe duhet të fillojnë përgatitjet. BE do të vazhdojë të jetë partneri nr 1 i Shqipërisë dhe do presin që Shqipëria të kthehet në familjen në të cilën ka qenë gjithnjë pjesë’, deklaroi Soreca.
Ai u shpreh gjithashtu se tashme ka ardhur koha që negociatat me Shqipërinë të hapen, pasi shumë nga vendet e evropiane e kanë dhënë mbështetjen e tyre.
"Janë përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së që do të vendosin. Gjermania është shprehur qartë, por edhe shtete të tjera, se tani ka ardhur koha të çelen negociatat me Shqipërinë. Edhe ne besojmë që ka ardhur koha, dhe duhet të jetë tetori momenti. Ka shtete që po reflektojnë dhe autoritet shqiptare duhet të bëjnë të pamundurën që deri në tetor të kenë gjithcka në rregull për këtë vendim. Kontaktet duhet të vijojnë në pesë javët në vijim dhe këto gjëra po ndodhin. Rama ndodhet në Gjermani për një takim shumë të rëndësishëm me Merkel, dhe jemi të bindur se do të jepet një motivim shtesë për institucionet shqiptare. Çelja e negociatave nuk do të jetë fundi i fillimit, por fillimi i një procesi që do të na çojë përpara, që në tetor të çojë në dhënien e dritës jeshile" përfundoi Soreca./L.F-dritare.net