Sondazhi/ Erion Veliaj kryetari i PS pas Edi Ramës

IPR Marketing dhe RTV Ora publikoi të mërkurën (3 prill) sondazhin e parë për këtë vit ku tregohet orientimi politik i votës së 3 prillit 2019 dhe një krahasim me votat e zgjedhjeve për Kuvendin 2017.

Në studion e programit “Tempora” të Sonila Meços dhe nën komentin e Administratorit të IPR Marketing, Antonio Noto, analistëve dhe opinionistëve të njohur Artur Zheji, Dritan Hila dhe Ben Andoni, shqiptarët u njohën me rezultatet e sondazhit të parë për këtë vit, në nivel kombëtar mbi çështjet kryesore të aktualitetit.

LEXO DHE :  Ministrja Manastirliu: Pushuesit që duan kujdes shëndetësor të telefonojnë '127'

Kryeministri Edi Rama në ditët e fundit paraqiti kandidaturën e Erion Veliajt si kryetar i bashkisë së Tiranës. A mendoni se Erion Veliaj do te jetë kreu i ardhshëm i PS, pas Edi Ramës?

Shqiptarët mendojnë se Erion Veliaj do të jetë pasuesi i Ramës në krye të Partisë Socialiste. Këtë mendim e ndajnë 56.1% e qytetarëve shqiptarë. 16.7 % mendojnë se Veliaj nuk do të jetë kreu i ardhshëm i PS dhe 27.1 % janë shprehur se nuk e dinë./OraNews

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.