Skuadra londineze/ Ofertë marramendëse për Strakoshën
E Diel 24 Mars 2019, 14:02
Dritare.net
Verën e kaluar portieri ka marrë vëmendjen e Liverpulit, skuadër e cila ka qenë e gatshme të paguajë 40milionë euro për kartonin e shqiptarit, ofertë kjo gjithësesi e refuzuar nga presidenti i Lacios.
Por nga të dhënat që raportohen nga “Il Messangero”, përflitet se Totenhemi ka gati një ofertë për Strakoshën, duke shprehur gatishmërinë për të blerë kartonin e tij me një shumë prej 40milionë eurosh.
Totenhemi kërkon që të zëvendësojë portierin Hugo Loris, i cili është 32-vjeç dhe duket se nuk ka më shumë vite të tjera në nivele të larta./D.B/Dritare.net