Skandali/ Europdeputeti francez kapet duke u masturbuar para dy vajzave të mitura
E Hënë 5 Shtator 2016, 10:10
Dritare.net
Bëhet fjalë për deputetin francez Robert Rochefort i cili u arrestua të mërkurën në qytetin e Velizy, pranë Parisit, për sjellje të pahijshme para të miturave në publik.
Tani nënkryetari i partisë liberale MoDem është përballur me thirrje që të japë dorëheqjen.
60-vjeçari u arrestua në një dyqan pasi klienti e gjeti atë duke bërë veprime të turpshme pranë dy vajzave adoleshente dhe lajmëroi policinë.
Ai e pranoi akuzën dhe thuhet se u tha oficerëve se “kam nevojë të masturbohem” dhe e justifikoi këtë se ishte “në stres”, raporton kanali francez RTL.
Rochefort është mbajtur një natë në burg, por më pas është liruar nga policia sepse dy vajzat nuk e kanë akuzuar atë.