Skandal në prag të Kampionatit/ Portieri i Spanjës akuzohet për përdhunim

Portieri i Spanjës dhe Mançester Junajtit David De Gea është përfshirë në një skandal seksual, në të cilin një grua pretendon se është sulmuar seksualisht nga dy shokë e tij të skuadrës.

Gruaja e cila është mbajtur anonime, pretendon se De Gea ka organizuar një takim midis saj dhe dy shokëve të tij të Junajtit, ku i pranishëm ka qenë edhe aktori i filmave pornografik Ignasio Allende Fernandes.

LEXO DHE :   Arrihet marrëveshja, Edi Reja trajner i kombëtares për katër vitet e ardhshme

Fernandes i njohur edhe si “Torbe” është dënuar vitin e shkuar për abuzim me të mitura si dhe shpërndarje të materialeve pornografike ku shfaqen vajza nën moshën 18­vjeçare.

Sipas “The Sun” autoritetet nuk e kanë marrë ende në pyetje spanjollin, i cili ndodhet në Francë në kuadër të Europianit, ku pritet të zbresë në fushë për të mbrojtur portën spanjolle të hënën e 13 ­Qershorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.