Situata e gripit në vend, ISHP jep informacione të rëndësishme

Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë informacione të rëndësishme në lidhje me situatën aktuale të gripit në vend.

ISHP bën me dije se vendi nuk ndodhet në epidemi, por ka aktivitet me intensitet të lartë të gripit.

“Nga të dhënat e raportimit sipas survejancës së infeksioneve akute respiratore të sipërme dhe të poshtme në Shqipëri ashtu si edhe në vendet e Rajonit apo më tej vendet Europiane mbizotëron qarkullimi i virusit të tipit A, nëntipi A/H1 pdm09.

Të gjitha mostrat e ardhura janë testuar me metodën molekulare të Real-Time RT PCR. Nga testimi i tyre nga 1 Janari deri në 11 shkurt janë identifikuar 329 persona të prekur me virusin A të gripit, nga të cilat: 231 (70.2%) viruse janë nëntipi A/H1pdm09 , 20 (6.1%) viruse nëntipi A/H3 dhe 78 (23.7%) viruse tipi A – nëntipizimi është në proces.

Në javën 05 të vitit 2019 vërehet një trend në rritje i numrit të infeksioneve Respiratore të Sipërme dhe të Poshtëme dhe ky numër është 10% më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

ISHP thekson edhe njëherë, se AH1N1 është grip sezonal tek i cili vaksina antigrip vepron dhe ofrohet falas për grupet me më shumë risk; punonjësit shëndetësor, gratë shtatzëna, personat me diabet, personat me azëm apo sëmundje pulmonare, personat me sëmundje kardiake, personat me sëmundje të veshkave dhe të mëlçisë.

Instituti i Shëndetit Publik fton të gjithë qytetarët të informohen për kujdes ndaj gripit dhe të ftohtit në faqet zyrtare të këtij institucioni ku që prej fillimit të sezonit të gripit ka nisur sensibilizimin me këshilla dhe orientim për periudhën e sezonit të gripit”, njofton ISHP./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  KPA diskuton shkarkimin/ Zaganjori: Çova prova për pasurinë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.