Sipas shenjës astrologjike, ja cili engjëll i Victoria’s Secret jeni

Zbuloni cila nga 12 engjëjt e Victoria’s Secret jeni sipas shenjës që keni në zodiak.

Dashi: Alessandra Ambrosio. Shenja e zjarrit ju karakterizon. Ju jeni pompoze, me një karakter të fuqishëm dhe pasionant.

Demi: Stella Maxwell. Dashuria udhëheq shpirtin tuaj. Sipas Dritare.net, ju jeni romantike dhe nuk e fshihni këtë gjë.

Binjakët: Adriana Lima. Kureshtare e sociale ju jeni një kameleon i vërtetë. Ashtu si Adriana ju përshtateni me çdo lloj situate.

Gaforrja: Romee Strijid. Ëndërrimtare, të ndjeshme dhe lunatike, ju jeni shenjë uji . Lëvizjet tuaja janë gjithmonë elegante dhe të çliruara.

Luani: Karlie Kloss. Ju jeni në diell i vërtetë. Kur ndodheni në një mjedis të gjithë sytë janë tek ju dhe ju adhurojnë.

Virgjëresha: Kate Grigorieva. Sipas Dritare.net, karakteri juaj i rezervuar ju bën më të këndshme dhe më të butë, çka i bën të gjithë për vete.

LEXO DHE :  Foto/ Ju njohim me Maria Kapllanin që kërkon votën në zgjedhjet lokale greke

Peshorja: Candice Swanepoel. Ju jeni hipnotizuese. Jeni të kujdesshme për fizikun sepse dëshironi t’iu pëlqeni të gjithëve dhe të tërhiqni çdo shikim.

Akrepi: Elsa Hosk. Sensuale, joshëse dhe karizmatike, juve nuk ju shpëton asnjë rast për të qenë nën dritën e prozhektorëve.

Shigjetari: Chanel Iman. Dëshira juaj për të jetuar dhe nevoja për liri ju bën të jeni sa misterioze aq edhe joshëse. Ju i bëni të gjithë për vete.

Bricjapi: Martha Hunt. Në pamje dukeni të ftohta, por në fakt keni një pasion të zjarrtë që ju djeg përbrenda. Jeni sa elegante aq edhe joshëse.

Ujori: Jasmine Tookes. Prapa shikimit tuaj fshihet një person i pavarur që nuk ka frikë nga asgjë.

Peshqit: Taylor Hill. Ëndërrimtare dhe melankolike, ju e vini në provë kreativitetin tuaj për të pasur forma dhe fizik më të mirë. /A.S-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.