Sipas Presidentit, sot duhet të ketë zgjedhje lokale!
E Diel 13 Tetor 2019, 08:08
Dritare.net
Meta, anuloi me dekret zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa pak ditë më vonë ai dekretoi datën 13 tetor si datë të zgjedhjeve lokale.
Mazhoranca e Partisë Socialiste shkoi në zgjedhje me datën 30 qershor duke siguruar të gjitha Bashkitë, ndërsa edhe pse opozita me PD dhe LSI artikuloi se ata njohin 13 tetorin si datë të zgjedhjeve, as ata nuk ka bërë asnjë përgatitje për këtë ditë.
Presidenti Meta është në proces shkarkimi në lidhje me këto dekrete, ndërsa edhe Komisioni i Venecias, një institucion i Këshillit të Europës që asiston shtetet në lidhje me kuadrin kushtetues ka rekomanduar se Meta ka tejkaluar kompetencat kushtetuese në lidhje me këto dekrete./ I.M-Dritare.net