Si të sillesh me fëmijën tënd sipas shenjës së horoskopit!
Dritare.net
Ujori dhe gaforrja kanë aspirata krejtësisht të ndryshme. Gaforrja është një krijesë uji, që herë pas here del në tokë, por ka nevojë për afërsinë e ujit, elementet që lidhen me ndjenjat. Ajo kërkon të krijojë lidhje të forta emocionale në familje dhe fëmija ujor preferon unitetin e mendimit, pavarësisë dhe lirisë, sipas Dritare.net.
Në vitet e para të jetës së një fëmije, dallimet midis ujorit dhe gaforres janë më pak të dukshme, pasi një ujor i vogël fillimisht ndihet i mbrojtur. Por herët a vonë, ujori do ta befasojë gaforren duke u përpjekur ta bëjë gjithçka në mënyrën e vet, dhe gaforrja duhet të kuptojë: pavarësia e ujorit nuk nënkupton mungesën e dashurisë për familjen. Por në qoftë se, gaforrja do ta mbingarkojë ujorin ose do të imponojë kushtet e veta mbi të, ujori do të përpiqet të shmangë gjithë kujdestarinë, me gjithë fuqinë e tij, informon Dritare.net. Më shumë se çdo shenjë tjetër, ujori ka nevojë për liri, por për shkak të natyrës kontradiktore, mund të jetë shumë besnik.
Nëna 'Gaforre' - Fëmija 'Ujor'
Nëna e ndjeshme e shenjës së gaforres e trajton fëmijën e saj me dashuri dhe ngrohtësi të madhe, por ujori i vogël nuk e ndjen shumë atë emocionalisht: mbi të gjitha, ai e vlerëson lirinë e tij. Mami-Gaforre nuk duhet ta lodhë atë me kërkesat e çmendura të dashurisë reciproke. Ujori është një person i kufizuar dhe i pavarur, i cili do të fillojë të shpërthejë, nëse nëna nis e shfaq gjithnjë më shumë dëshirën e saj për të ndërhyrë, informon Dritare.net.
Mami gaforre duhet ta lejojë fëmijën e tij të eksplorojë botën, të kërkojë dhe të bëjë aventura, të shpikë dhe të ëndërrojë. Ujori ka një imagjinatë të gjallë, dhe nëse nëna e tij e kufizon, ai do të humbasë një pjesë të asaj që përbën thelbin e tij. Pra Mami-Gaforre, lëre atë të jetë vetvetja dhe mos psherëtij nga dëshpërimi, duke parë sjelljet e çuditshme të tij! Perceptoje fëmijën si një personalitet shumë kreativ dhe krijues në gjithçka që bën, sepse ai është me të vërtetë kështu.
Nëna vlerëson shumë anën materiale: shtëpinë, familjen, komoditetin dhe ushqimin e shijshëm ... Ujori dëshiron të ikë nga shtëpia shumë shpesh, për t'u takuar me miqtë, për të diskutuar idetë më të pabesueshme, për “të infektuar” të tjerët me entuziazmin që i karakterizon. Ai ose ajo thjesht nuk mund të qëndrojë në shtëpi! Mami duhet të mendojë për një kopsht të mirë apo një shkollë, ku imagjinata e tij të realizohet. Ujori i vogël ka shumë dëshirë të komunikojë vazhdimisht me njerëzit - pa ato, ai thjesht nuk mundet.
Nëna gaforre nuk tregohet e kujdesshme lidhur me diskutimin për një ide të re, por nëse është e rëndësishme për zgjerimin e horizonteve të fëmijës, ajo do të duhet të gjejë kohë edhe për këtë. Ndoshta ajo do të shqetësohet, sepse ujori është disi karakter më i ftohtë. Mamaja gaforre ëndërron për afrimitet më të madh me fëmijën e saj dhe ajo lëndohet nëse fëmija përpiqet t’i qëndrojë larg. Por, kjo është vetëm një tipar i karakterit të tij. Në fakt, ai me të vërtetë ka nevojë për dashurinë e saj, sepse ai varet nga prindërit e tij shumë më tepër se sa ajo, që ai dëshiron të shfaqë nga vetja e tij. Një nënë kurrë nuk duhet të luajë me ndjenjat e tij, pasi çdo “shantazh” emocional mund të çojë në faktin se ai do të largohet nga nëna edhe më shumë, sipas Dritare.net.
Nëna gaforre do të pranojë dëshirën e ujorit për të ndihmuar të tjerët. Ajo e kupton këtë, sepse ajo vetë është shumë e kujdesshme, por më shumë në lidhje me të afërmit, ndërsa ujori ëndërron të ndryshojë gjithë planetin tonë, për t’a bërë mirë. Edhe pse mamaja gaforre përgjithësisht i vlerëson gjërat në mënyrë sipërfaqësore, ajo shpesh nuk di të jetë as krenare për aspiratat e fëmijës së saj.
Babai 'Gaforre'- Fëmija 'Ujor'
Babai gaforre është i lumtur për të ndihmuar ujorin në gjithçka dhe përpiqet të mendojë për atë, gjithmonë diçka të re - fëmija është shumë kureshtar! Fëmija ujor jeton në botën e tij të fantazisë, shpesh herë të shpërndarë dhe përgjithësisht nuk është shumë dashamirës, kështu që babai duhet të përpiqet ta kuptojë fëmijën, informon Dritare.net.
Ndoshta, një ditë babai do të zbulojë se fëmija nuk mund të këshillohet duke e disiplinuar. Nëse ujori është i bindur se ka të drejtë (dhe kështu mendon pothuajse gjithmonë), ai do të argumentojë, do të këmbëngulë dhe do të vazhdojë të bëjë gjithçka në mënyrën e vet. Epo, duhet thënë se nëse babai është i lodhur, ai nuk do debatojë me fëmijën…
Por, kur emocionet e babait, me shenjën e gaforrës nuk kontrollohen, ai mund të shpërthejë furishëm, kështu që fëmija ujor pastaj nuk do të dijë se si të komunikojë me prindin. Zakonisht ujori reagon me këtë mënyrë të sjelljes së prindit. Ai ose mbyllet në vetvete, ose thjesht injoron fjalët me zë të lartë të babait të tij, sipas Dritare.net. Dhe ai mund të përgjigjet me një logjikë shumë më të mprehtë se sa babai i tij, i cili pastaj nuk do të ketë asgjë çfarë t’i thotë.
Çelësi për një marrëdhënie të mirë ndërmjet babait dhe fëmijës ujor është pak i vështirë për t’u arritur: dhe babai nuk duhet të jetë shumë imponues mbi fëmijën e tij. Nëse fëmija ka liri veprimi, ai do të vërejë të gjitha gjërat e mira që i jep babai - dashuri, mirësi, vendosmëri dhe përkrahje, një shtëpi komode dhe dashuri të pakushtëzuar, informon Dritare.net./Përshtati: Donatela Guri-Dritare.net