Si të reduktoni ankthin e fëmijëve, në stuhi dhe bubullima!
E Hënë 23 Shtator 2019, 20:08
Dritare.net
- Ofroni siguri me përqafime dhe fjalë.
- Jini empatikë dhe mirëkuptues. Mos i bërtisni pë ndjenjën e frikës dhe ankthit që ka.
- Pyeteni fëmijën tuaj se çfarë do ta bëjë që të ndihet më i qetë (pambuk në veshë për të bllokuar zhurmën, frymëmarrje e thellë, mbulimi me batanije, etj.)
- Lexojini para bubullimave dhe rrufeve për këto fenomene. Njohuria dhe të kuptuarit mund t'i bëjnë gjërat më pak të frikshme dhe mund t'i japë fëmijës tuaj një kontroll të vetes.
- Mësojeni fëmijës tuaj të qëndrojë i sigurt (futeni brenda kur ka rrufe, mos e lini të qëndrojë nën pemë ose sende të mëdha, mësojeni të mos rrijë me rroba të lagura, etj.)
Mos harroni se shumë fëmijë në një moment të jetës kanë frikë nga stuhitë, por kjo frikë zakonisht zbehet ndërsa ata rriten. Nëse frika e tyre përkeqësohet, kërkoni ndihmën e një profesionisti./E.B-dritare.net