Si të përgatisni sallatën Cezar më të mirë në shtëpi!

Ekziston një arsye se pse sallatat Cezar është një nga më populloret e të gjitha kohërave. Është një pjatë e preferuar si në verë, por dhe në festat e muajve të ftohtë. Edhe ata që nuk i pëlqejnë sallatat, nuk mund ti rezistojnë fuqisë kremoze dhe të shijshme të Cezarit.

Dhe ja si bëhet siç duhet:

The Dressing
Ja dhe lajmi i keq: Nuk mund të shmangni sardelet apo të verdhat e vezëve që të merrni një dressing perfekt për sallatën Cezar. Grini hudhrën së bashku me sardelet (nën vaj do të ishte mirë) dhe më pas shtojini në një tas. Hidhni të verdhën e vezës, lëngun e një gjysmë limoni dhe përziejini. Shtoni vaj ulliri, kaçkavall të grirë, kripë dhe pak piper. Përziejeni mirë.

Croutons
Për Cezarin më të mirë, duhet t’i bëni vetë croutons. Prejeni bukën në masa jo të rregullta dhe hidhni vaj ulliri, kripë, piper dhe piqini në 190 gradë celcius për 10-15 minuta.

Sallata jeshile
E keni parë se si bëhen si lluqe të vrara copat e vogla të sallatës poshtë dressing-ut? Përdorini fletët e plota, të cilat ruajnë shijen kërcitëse në gojë dhe që mund të durojnë çfarëdo dressing-u

Djathi
Largojeni mënjanë grirësin dhe në vend të kësaj përdorni qërues patates për të “rruar” djathin parmixhano dhe copëzat e holla do t’i shtojnë shijen e kripur në çdo kafshatë sllatës tuaj.

Përgatitja e plotë
Pasi të keni përgatitur dressing siç ju thamë më lartë, hidheni në një tas, shtoni fletët jeshile të parprekura të sallatës, croutons, hidhni kripë dhe prejini me qëruesin e patates copën e djathit parmixhano. Shtoni dhe pak vaj ulliri dhe përziejeni mirë me duart tuaja (kuptohet të lara). Më pas shpërndajeni në pjata për aq persona sa dëshironi./revistashije

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.