Si të mbroni lëkurën e fëmijëve, nga rrezet e forta të diellit!

Lëkura e fëmijëve është më delikate dhe më e ndjeshme sesa ajo e të rriturve, ndaj rrezeve të dëmshme Ultravjollcë.

Tani që temperaturat kanë pasur rritje të ndjeshme, ne të dritare.net do ju këshillonim të tregonit kujdes me fëmijët, teksa qëndrojnë në diell. Më poshtë ne ju sjellim dhe disa këshilla, si t’i mbroni fëmijët nga rrezet e forta.

Foshnjat

Foshnjat nën gjashtë muajsh, mos i ekspozoni në diell. Ata digjen më shpejt sesa të rriturit, madje preken dhe nga rrezet UV. Gjithmonë, para se të dilni jashtë, vishini me kapele, dhe përdorni veshje të gjata. Nëse ekspozimi është i pashmangshëm në disa zona, përdorni krem mbrojtës.

LEXO DHE :  Kryebashkiakët e majtë marrin mandatin me vendim gjykate

Fëmijët

Edhe fëmijët ndikohen shpejt nga rrezet e diellit, ndaj ne ju sugjerojmë gjithmonë t’u vendosni kapele në kokë, syze dielli, rroba të holla por të gjata dhe sigurisht në zonat e ekspozuara t’u vendosni krem dielli. Po ashtu mos harroni t’i mbani të hidratuar. Gjatë ditëve të nxehta, fëmijët duhet të pinë sa më shumë ujë, për të qëndruar të freskët. /E.B-dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.