Si të humbisni peshë pa u stresuar!

Është e lehtë të fitosh peshë, por e vështirë ta humbësh.  Por kur ke stres është dhe më e vështirë. Stresi ta shton peshën, dhe për këtë arsye dritare.net do ju tregojë disa mënyra sesi ju mund të humbini peshë pa i stresuar.

Kujtoji vetës çfarë është e rëndësishme

Hulumtimet kanë treguar se vetëmotivimi ka më shumë ndikim se çdo motivim tjetër. Nëse ju doni të humbni peshë, atëherë kujtojini vetes gjithmonë çfarë është e rëndësishme dhe e domosdoshme për ju.  Ja si mund të motivoheni! Vendosni letër ngjitës  në tavolinën e zyrës dhe shkruani çfarë keni të rëndësishme në jetë, ose në një kavanoz fusni gjithë shënimet se çfarë do përfitoni nga dieta. Pasi t’i bëni këto, lexojini vazhdimisht dhe do ndiheni të motivuar.

Rrethoni veten me ngjyra të ftohta

Ju se dini, por ngjyrat lidhen me oreksin. Ngjyrat e errëta të ndërprejnë oreksin, sepse kategorizohen në ngjyra që përfshijnë ushqime natyrale. Dhe ushqimet natyrale do iu duken si helm.

LEXO DHE :  Albin Kurti: Dorëheqje e vonuar e Haradinajt me arsye të gabuar

Trajto veten

Qëndroni të motivuar dhe energjik. Kjo do rrisë forcën dhe guximin tuaj për të arritur të realizoni objektivat. Në vend se të shpenzoni para në ushqime të thata, shpenzojini ato  për të blerë rroba, për t’u argëtuar me miqtë, apo duke blerë një ushqim të mirë dhe të shëndetshëm.

Pranoje që duhet mashtruar vetja ndonjëherë

Të gjithë e dimë sesa sfiduese është të lësh ushqimet e preferuara dhe të fillosh një dietë. Por nëse je në dietë nuk do të thotë të mos dalësh asnjëherë nga rrethi i ushqimeve të dietës. 2 ose 3 herë në javë lejohet që të hani një gjë që ju e pëlqeni.

Gjej një vend të qetë për të kaluar kohë

Hulumtimet kanë treguar që nëse largoheni nga vende me dioksid karboni është një teknikë e mirë për të gjetur paqe. Nëse ndihesh i stresuar, shko në një vend të qetë dhe merr frymë thellë.  Frymëmarrjet e thella largojnë stresin dhe tensionin./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.