Si ta kuptosh/ndihmosh dikë që nuk do të jetojë?

Nga Luna Ruvina

Ke njohur ndonjëherë dikë që më vonë ka vrarë veten? Unë po. Madje njoh dikë që ka tentuar disa herë, pa sukses. Derisa ta provojë prapë, përpiqet dalëngadalë të vdesë çdo ditë nga pak. Jeton vetëm. Prindërit i kanë vdekur prej kohësh. Nëna e ka lënë 10 vjeç. Ishte shumë i vogël dhe i imët atëherë dhe ashtu mbeti për shumë vite. Dikur hodhi trup, u bë goxha djalë e, pikërisht atëherë kur gjërat dukej se shkonin mirë, për pak vrau gjithë shtëpinë ose ç’kishte mbetur prej saj. Në fund, i plagosur mbeti veç vetë, nga plumbi që ia shkrehu vetes pothuajse në zemër. S’mbeti njeri pa i shkuar në spital, pa i qarë hallin, pa i kujtuar se sa djalë i mirë ishte. Kushedi edhe sa lekë i hodhën poshtë jastëkut ose në komodinën e spitalit.

Më vonë, njoha një të huaj që erdhi të punonte këtu. Djalë king, siç i themi ne për t’i rënë shkurt. Sapo u kthye në vendin e vet disa ditë me leje, na erdhi lajmi se kishte vrarë veten.

Dikur kam njohur edhe një grua rreth të pesëdhjetave që, për arsye që asnjëherë s’më kanë bindur, u vetëvar.

Jo pak të tjerë kanë qenë të tjerë që i kanë dhënë fund jetës e që i kam njohur qoftë edhe nga larg.

Gjithmonë vras mendjen. Si mund ta kuptosh se dikush nuk do të jetojë më? Mua nuk më duket shumë e vështirë. Thjesht duhet t’ua vësh veshin njerëzve kur të flasin, me fjalë, me sy, ose me poezi si kjo:

LEXO DHE :  Arta Dade: Nëse opozita vazhdon kështu, PS do të marrë mandat të tretë!

Të mbahesh fort

me shpirt ndër dhëmbë

të qëndrosh zgjuar drejt në këmbë

që trupin gjallë të mbash

dhe shpirtin dalëngadalë të ndiesh

teksa perdite tretet e vdes

iluzionet zhduken

e i vetmi iluzion ngel jeta

pa brockulla filozofike

pa dogma, përfundime, ideale a të verteta

e persosur gjithcka

universalisht

objektivisht e vdekshme dhe e përhershme

arti nuk vdes kurrë

vdesin vetëm artistët

heshtja është dykuptimtë

shpesh fjalet nuk thonë asgjë

hena duket e vdekur, po leviz oqeanin

ndonjehere mjafton pak mirekuptim

në netët e errëta yjet japin më shumë shkëlqim

një cast shuhet menjeherë

po mijera kohes i japin kuptim

mjafton të perpiqesh gjithmonë

të kapësh momentin

që koha ta dhuron vec ty

zemra është vec muskul

po nga ngasja e jetes

vibron simfoni fatesh, njerezish vullnetesh

 

Unë lexoj dhimbje, realizëm, revoltë, thirrje për shpresë, paqtim me fatin, me të vërtetën e jetës dhe vdekjes. Po ti, çfarë lexon? Çfarë do të bëje nëse mendon se ke në dorë ta bindësh këtë njeri të jetojë? Unë për vete nuk e di dhe s’ka ditë të mos e mendoj./ Dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.