Si nisi çarja përfundimtare SHBA-Iran në 1979 që Trump e përmendi sot!
Dritare.net
Në mes të Teheranit, krahas një rrugice të ngushtë ndodhej Ambasada e Shteteve te Bashkuara të Amerikës.
Rruga para Ambasadës do të ishte e mbushur plot me iranianë të revoltuar atë mëngjes, studentë dhe qytetarë që po kryenin revolucionin që ka shënjuar historinë e Lindjes së Mesme, revolucioni Islamik.
Shahu i Iranit ishte rrëzuar dhe arratisur në SHBA, ndërsa lideri suprem Ajetollah Khomeini ishte kthyer nga azili. Republika islamike e Iranit sapo kishte filluar të ngrihej.
Turma e revoltuar e njerëzve do të sulmonte ambasadën e SHBA paraditen e 4 nëntorit, plot 40 vjet me parë.
Stafi i Ambasadës dhe marinsat amerikanë do të shkatërronin me shpejtësi të gjitha materialet e koduara, jo vetëm të Uashingtonit zyrtarë por çdo informacion për Lindjen e Mesme.
Konsulli i SHBA-ve, dhe gjithë stafi i Ambasadës do të merreshin peng ato momente ndërsa 6 amerikanë do të arrin të largoheshin pa u vënë re dhe të strehoheshin në rezidencën e Ambasadorit të Kanadasë në Teheran.
444 ditë do të zgjaste pengmarrja që ngriti në këmbë Shtetet e Bashkuara dhe prishi përfundimisht marrëdhëniet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.
Nën urdhrat e Presidentit të SHBA Jimmy Carter, dhe nën mbikëqyrjen e CIA-s, do të niste një ndër operacionet më të mëdha të shpëtimit nga SHBA, i koduar “ARGO”.
Në këtë operacion tepër sekret do të përfshiheshin edhe disa producentë të njohur hollivudian.
Një agjent i CIA-s, do të kamuflohej si producent i një filmi dhe do të shkonte në mes të Teheranit, ku anti-amerikanizmi kishte arritur kulmin.
Iranianët kërkon kokën e shahut, të cilin Amerika e kishte strehuar.
Agjenti i CIA-s, me një pasaportë të falsifikuar kanadeze do të arrinte në Teheran për të shpëtuar 6 pjesëtarë të stafit të Ambasadës që rrinin në postumin e rezidencës së ambasadorit të Kanadasë.
Agjenti do të arrinte me metoda amatore të falsifikonte 6 pasaporta të tjera, dhe nën hundën e Gardës së Republikës Iraniane të largonte nga Teherani një pjesë të stafit të Ambasadës.
Iranianët do ta kuptonin këtë komplot vetëm pasi 6 pjesëtarët e stafit dhe agjenti i CIA-s do të ishin larguar nga hapësira ajrore iraniane.
Pengjet e plota u liruan pas 444 ditëve, ndërsa që nga 4 nëntori 1979 marrëdhëniet mes Iranit dhe SHBA nuk do të ishin kurrë me paqësore.
Sot marrëdhëniet mes SHBA dhe Iranit kanë arritur kulmet, pas vrasjes nga SHBA të gjeneralit Kasem Sulejmani në Bagdad të Irakut.
Të dy vendet kanë shtuar retorikën për sulme, ndërsa Linja e Mesme po jeton mes frikës së plasjes së një konflikti të ri./Isa Myzyraj- Dritare.net