Si ndodhi krimi në Paskuqan, nëna e viktimës rrëfen ngjarjen
Dritare.net
Përpara dy vitesh, viktima dhe autori i vrasjes jetonin në një shtëpi, por për shkak të konflikteve, ata u ndanë dhe jetonin me qira, ndërkohë bashkëshorti i viktimës ishte në burg. Gruaja jetonte me vajzën 18-vjeçare dhe nënën e saj.
Edhe pse jetonin të ndarë, kunati e përndiqte ngado Enkeledën, duke i bërë foto dhe duke i dërguar vëllait të tij në burg për të nxitur konflikt mes çiftit.
[caption id="attachment_657152" align="alignnone" width="719"] Eredet Çapoku[/caption]
Ajo e kishte denoncuar disa herë në polici dhe ishte e pajisur me urdhër mbrojtje. Denoncimi kishte përkeqësuar situatën, saqë mbrëmjen e djeshme Eredeti kishte shkuar në shtëpinë e saj dhe i kishte dhunuar të treja, Enkeledën, vajzën e Enkeledës dhe nënën e saj. Nga plagët, 30 vjeçarja vdiq.
“Ky maskarai herë pas here i bënte presion. Vajza e denoncoi në polici të Kamzës, por ky vazhdoi duke i dalë gocës përpara, do të të vras do të të bëj. Dhe pastaj fillova ta shoqëroj unë vajzën.
Mbrëmë erdhi dhe shkelmoi derën derën. Unë thirra Enkeledën se ishte në gjumë. Mua ma futi në levë. E preu me thikë nga faqja te hunda. I ka pre edhe damarët e duarve. Unë dola te dritarja duke i thirr çunit hajde se kanë vra Enkeledën. E dërguan te spitali por ajo kishte mbaru që këtu”, tregon e ëma e viktimës për News 24./E.B-dritare.net