Si është të jesh e martuar me Bes Kallakun? Si përgjigjet Xhensila!

Këngëtarja, Xhensila Myrtezaj, dhe Bes Kallaku janë ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar. Çifti ka një vajzë të vogël, Ajkën. Ndërkohë, Xhensila, e ftuar në “Be Coffe”, ka treguar sesi është të jesh e martuar me Bes Kallakun. Xhensila thotë se, është një martesë bio, pa pesticide, dhe ka vetëm dashuri.

Erion Isai: Si është të jesh e martuar me Bes Kallakun?

Xhensila Myrtezai: Është një martesë bio. Nuk ka pesticide, nuk ka helme, ka vetëm dashuri, ka ndonjëherë keqkuptime, por Besi është bio, Erion.

Bes Kallaku: Sikur me e pas mësu unë.

Erion Isai: Është bio, është.

Olsi Bylyku: Ju shikojnë të gjithë kaq të dashuruar, a ka ndonjë gjë që ju bezdis tek njëri tjetri?

Xhensila Myrtezai: Nuk ka ndonjë gjë jo, ka shumë gjëra. Tani zemër më fal, duhet të jem e sinqertë, po ti i di shumë mirë gjërat. Jemi një familje, jemi në një shtëpi…Besi ka një fjalë që mua më nxihet jeta sa herë e përdor. “1 sekondë”. Ai 1 sekondi zgjat 24 orë, ‘Besi duhet t’i ndërrojmë vajzës pelenën’, ‘1 sekondë’. Kalon 1 orë, 2 orë, 3 orë, i vjen radha pelenës tjetër, ai prapë ‘1 sekondë’.

Erion Isai: Po Xheni sa e ka një sekondën?

Bes Kallaku: Çfarë flet mer, 1 sekondi i kësaj është një javë./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Niveli i jodit nën normë, bllokohen 31 ton kripë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.